Top Channel/ Pamjet e masakrës në Shkodër! 3 trupa të shtrirë në rrugë, makina ‘shoshë’ nga plumbat
31/10/2024 19:35

I ngjan një fushë beteje ky cep i vogël i lagjes Dobraç në Shkodër, ku një ditë më parë u krye një masakër e vërtetë. Top Channel ka siguruar një video të re, të filmuar nga kalimtarë të rastit, vetëm pak sekonda pasi makina e atetatorëvë u largua në drejtim të fshatit Golem. Tre trupa të gjakosur të shtrirë në rrugë, një makinë e përplasur e bërë shoshë nga plumbat dhe një motor i shkatërruar, është ajo që lanë pas vrasësit, duke mos kursyer as njerëzit e pafajshëm që po ktheheshin në shtëpi nga puna. Vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dyshohet se ishte objektivi i atentatit. I plagosur, duket se ai ka arritur të dalë nga makina por ka humbur jetën në rrugë. I riu që udhëtonte në makinë me të ishte djali I ish-kandidatit të PD-se për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati. Arlind Bushati mori një plumb në kokë dhe u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Një cift bashkëshortësh që ktheheshin në shtëpi me një motor të vogël u gjendën papritur në mes të zjarrit dhe përpjekjes së dy djemve për të shmangur plumbat që vinin nga makina tjetër që levizte paralel me ta. Makina që drejtohej nga hamza lici përplasi motorin dhe për pasojë gruaja humbi jetën ndërsa bashkëshorti I saj po lufton për jetën në spital. Sipas grupit hetimor rreth 50 gezhoja armesh janë gjetur në një distance prej 150 meter. Grupi hetimor dyshon se në makinen e dy viktimave ka qenë edhe një person i tretë, i pozicionuar në sedilen mbrapa të automjetit i cili ka mbetur i plagosur por ka arritur të largohet. Do të jete ekspertiza e gjurmeve të gjakut në automjet dhe kamerat e sigurisë të cilat do të vertetojnë nese në makinen objektiv, ka patur edhe një person tjetër të perfshirë deshmia e se cilit mund të sherbëjë shumë per zbardhjen e ngjarjes. Policia dhe prokuroria kanë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë në zonë si dhe kanë shoqeruar në komisariat disa persona por ende nuk ka asnjë autor të zbuluar dhe të arrestuar.

Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24