Dy persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Gjirokastër, pranë kthesës së liqenit të Viroit. Automjeti tip “Volkswagen Cady” që drejtohej nga një 58-vjeçar është përplasur me automjetin e ushtrisë, tip “Mad” që drejtohej nga një 54-vjeçar. Përplasja ka qenë e fortë, duke i nxjerrë mjetet nga rruga dhe për pasojë , ka humbur jetën shoferi dhe pasagjeri i Volkswagenit. Ndërkohë, është dëmtuar lehtë 54-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.