Momente tmerri përjetuan të pranishmit në një shfaqje cirku në Rusi, kur një ari që drejtonte një monopatinë elektrike kthehet kundër stërvitësit, duke e shtrirë përtokë para audiencës që ulëriste në Rusi. Arusha femër që u nevrikos papritur sulmoi 48-vjeçarin Sergei Prichinich, pasi ishte duke drejtuar në ekuilibër një monopatinë elektrike në Biysk, në jug të Rusisë. Performuesi më pas arin të çlirohet nga arusha, e cila i kafshoi shkopin me të cilin e kontrollonte. Pas ndërhyrjes së një tjetër punonjësi të cirkut, kafsha u zhvendos, ndërsa spektatorët panë gjithë incidentin e frikshëm. Fatmirësisht, pak çaste më vonë, arusha nisi sërish të zbatonte urdhrat e Prichinich sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Shfaqja më pas vazhdoi normalisht. Zyrtarët thanë se asnjë person nuk u plagos nga incidenti.