Rojet bregdetare italiane publikuan filmimet dramatike që tregojnë momentin e fundosjes së një jahti luksoz 40 metra të gjatë në afërsi të brigjeve në jug të fqinjit tonë përtej Adriatikut. Jahti lundronte nga Gallipoli për në Milazzo në ishullin e Siçilisë kur papritur hasi në vështirësi dhe nisi të mbushej me ujë. Duke parë se situata nuk po menaxhohej dot, kapiteni dha alarmin e përmes një telefonate njoftoi autoritetet. E gjithë ngjarja ndodhi rreth 9 milje larg Catanzaros. Kur mbërritën rojet bregdetare, jahti ishte zhytyr përgjysmë në ujë.