Punonjës shëndetësorë në Gaza i thanë BBC-së sesi janë ndaluar nga forcat izraelite, u janë lidhur sytë, i kanë detyruar të zhvishen e i kanë rrahur vazhdimisht pas një bastisjeje në spitalin e tyre muajin që shkoi. Një nga mjekët e spitalit Nasser, Ahmed Abu Sabha, rrëfeu se ishte mbajtur për një javë në paraburgim, ku i ishte thyer dora nga një ushtar izraelit.