Aq e dhunshme ishte përplasja e dy trenave në Salisbury të Anglisë, sa pasagjerët, të bindur se do të vdisnin, nisën të telefonojnë njerëzit e trye të dashur për t`i dhënë lamtumirën. 17 persona mbetën të plagosur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pamjet tronditëse të saj bënë shumë shpejt xhiron e botës. pasagjerët rrëfyen goditja i hodhi nga sediljet ku ishin ulur e shumë prej tyre lënduan kokën.