Teksa Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve përballë Ukrainës, një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”. Në zonën ku ndodhen ultrasit Tifozët Kuq e Zi, disa tifozë shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin. Kjo gjë ka sjellë ndërhyrjen e forcave të rendit, për të qetësuar situatën.