Janë bërë publike pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e 20 shkurtit në Tiranë, ku 31-vjeçari Egli Pashollari mbeti i vrarë pas një sulmi me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Sipas informacionit paraprak, viktima është qëlluar menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i tij. Nga pamjet filmike shihet momenti kur i dyshuari, Gazment Buçpapaj, i afrohet dhe e godet me mjet prerës.