Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, me adoleshentët që janë përleshur pas përfundimit të mësimit.