Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga një plazh në ishullin e Sazanit, ku shihet i mbushur plot me turistë vendas dhe të huaj. Një plazh ky, ku mesa duket është mjaft i preferuar nga pushuesit. Sipas Ramës ky është një sezon me shumë prurje dhe turistë të shpërndarë në të gjithë hartën e vendit.