Sikurse është bërë traditë çdo vit, qindra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës këtë 14 mars për të festuar Ditën e Verës. Të favorizuar edhe nga moti me diell, qytetarët kanë dalë për të shijuar aktivitetet e organizuara për të gjitha grupmoshat, veçanërisht për fëmijët.