Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke theksuar bukurinë natyrore dhe potencialin turistik të Kolonjës, të cilën e cilësoi si “magjike” dhe gjithnjë e më të vizituar në çdo stinë. Përmes një postimi në Facebook, Rama uroi qytetarët për një javë të mbarë, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga kjo zonë piktoreske.