Moti i keq në Kukës ka shkaktuar problem serioze për qarkullimin e automjeteve në rrugë. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu. Për pasojë, një pjesë e rrugës është bllokuar nga balta dhe gurët. Verilindja e vendit është përfshirë nga një mot i vranët, me reshje të herëpashershme e ulje temperaturash.