Këto të sivjetshmet nuk ishin Krishtlindje të qeta për Kaliforninë, e përballur me stuhi të dhunshme e reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje e rrëshqitje toke në një pjesë të shtetit simbol të diellit në SHBA, e morën atje tre jetë njerëzish. Sipas autoriteteve, gati 27 cm shi ranë në disa zona të qarkut Los Angeles, duke detyruar evakuime e duke bllokuar rrugë kryesore. Shërbimet e emergjencës kanë kryer disa operacione shpëtimi, përfshirë persona të bllokuar në automjete ndërsa niveli i ujërave të përmbytjes rritej. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, shpalli gjendje emergjence në Los Angeles dhe në qarqe të tjera të Kalifornisë jugore.