Top Channel/ Pamje dramatike! Momenti i evakuimit në Vlorë e Durrës, shpëtohen dhe kafshët
08/01/2026 19:46

Këto janë pamjet nga Novosela e Vlorës, ku forcat e ushtrisë nisën evakuimin e banorëve, pas situatën së rënduar nga përmbytjet, për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Vjosë. Qytetarët i janë bindur urdhrit të autoriteteve, duke lënë banesat e tyre, të cilat ndodhen në pushtetin e ujit. Emergjencat Civile, forcat e ushtrisë dhe bashkia e Vlorës larguan të parët gratë dhe fëmijët, si dhe banorët e zonave më të rrezikuara, ndërsa më pas kanë evakuuar edhe disa kafshë, që rrezikoheshin nga uji. Prej orësh, emergjencat vijojnë evakuimin e banorëve edhe në Qarkun e Durrësit, ku situata nga përmbytjet është alarmante, me qindra banesa e mijëra hektarë tokë nën pushtetin e ujit. Çarja e argjinaturës së lumit Erzen, përkeqësoi më tej situatën në fshatrat Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë, duke përmbytur rreth 500 hektarë tokë bujqësore. Pas urdhrit të dhënë nga bashkia, forcat e emergjencës nisën evakuimet nga këto fshatra. Edhe Lezha po përballet me një situatë alarmante, ku banesat janë rrethuar nga uji, duke izoluar shumë familjarë, përfshi të moshuar e fëmijë. Sipas njoftimit të autoriteteve, të bërë gjatë kësaj të mërkure, të gjithë banorët që do të evakuohen, do të strehohen në ambiente të përkohshme.

Top News – I kërkuar nga Austria. Turku kapet në përpjekje për të hyrë në Shqipëri
24/02 09:42
Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
Top News- Shqipëria e Hungaria forcojnë mbrojtjen/ Shkëmbim i atasheve ushtarakë, dhe trajnim i FA
23/02 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, me 5% tatim
23/02 20:02
Top Channel/ Bukëpjekës, zanat në zhdukje! Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon subvencionim
23/02 19:58
Top Channel/ Këshilli i Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raporti do hartohet pas mbledhjes
23/02 19:57
Top News-‘Reforma territoriale gjithëpërfshirëse’/ Gonzato takon Maznikun e Boçin, kërkon konsensus
23/02 19:52
Top Channel/ Dy raporte për “Ballukun”! PS dhe PD do votojnë më 5 mars
23/02 19:39
Top News – PS u nxitua me rregulloren. Kushtetuesja e shfuqizon, Kuvendi ka 30 ditë kohë
23/02 18:03
Top News – ‘Ranë të gjitha alibitë’. PD kërkon imunitetin e Ballukut, PS kërkon kohë
23/02 17:17
Top News- Troje, karburant dhe ndërtesa / Fier, konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut
23/02 17:16
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Mbyllet pas 5 orësh mbledhja për Ballukun, Bardhi zbardh diskutimet
23/02 16:19
Top Channel/ Presidenti i ri, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota. Sot pret Abdixhikun
23/02 16:19
DIGITALB DIGITALB