Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka çeli Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”. Në fjalën e tij hapëse, Paloka tha se kriza ku ndodhet sot Partia Demokratike ka ardhur si pasojë e dështimit për të përmbysur “regjimin e Edi Ramës” si dhe vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar liderin historik nga grupi parlamentar si pasojë e shpalljes “non grata” nga SHBA