Kjo godinë në lagjen nr 5 në Durrës, që tashmë prej vitesh është shpallur e pa banuar është një nga arsyet pse ish-kryebashkiaku Vangjush Dako qëndron pas hekurave me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pallati nisi të ndërtohej në vitin 2012, i projektuar për 7 kate por përfundoi me 11 kate duke shkelur çdo rregull Teknik dhe studimi gjeologjik. Pavarësisht kësaj pallati u kolaudua dhe iu shit qytetarëve në vitin 2014.