Dy pallateve që janë shpallur të pabanueshëm si pasojë e dëmeve që shkaktoi tërmeti u është vendosur shiriti, por brenda tyre ka ende familje që nuk pranojnë të largohen. Banorëve të pallatit në Lagjen e Vjetër u është lënë pesë ditë kohë për të marrë gjërat e tyre, pasi në katet e para ka disa biznese. Ndërkohë, janë disa familje në pallatit që ndodhen në Lagjen e Re që shprehen se janë me fëmijë e nuk kanë ku të shkojnë.