Top Channel/ Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci, NATO: Aleatët vendosin individualisht
02/04/2025 20:01

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se si shef i Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk komenton mbi marrëveshjen trepalëshe të mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në një konferencë për media në Bruksel, Rutte ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shqetësim i madh për NATO-n andaj edhe janë prezentë me forcat e KFOR-it. “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shqetësim i madh. Kjo është arsyeja pse NATO-ja është e pranishme në Kosovë dhe gjithashtu në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne kemi pesë aleatë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë dhe Slloveninë, dhe të gjithë po punojmë ngushtësisht së bashku”, ka thënë ai. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka ritheksuar se autorët e sulmit në Banjskë dhe atij ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri në vitin 2023 duhet të dalin para organeve të drejtësisë, dhe se për këtë duhet të punojë Serbia. Rutte ka thënë se duhet bërë përpjekje që situata në Kosovë të mbetet e qëndrueshme. “Situatën e sigurisë në Kosovë e ndjekim nga afër në mënyrë sistematike që nga 1999. Tani gjendja është shumë më e qëndrueshme dhe kështu të vazhdojë. Sa i përket Banjskës dhe sulmit ndaj trupave të KFOR-it, serbët duhet të punojnë për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Kam folur për këtë me Vuçiçin në telefon, por edhe kur drekuam në Bruksel dy javë më parë”, ka theksuar Sekretari i NATO-s.

Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30