Kryeministri Edi Rama dhe ai i Britanisë së Madhe, Keir Starmer po zhvillojnë një konferencë për shtyp në lidhje me samitin evropian që do të mbahet nesër. Rama dhe Starmer u pyetën nga një gazetar britanik nëse do ketë marrëveshje të ngjashme si me Italinë për kampe emigrante, ku kreu i qeverisë u përgjigje se nuk do të ketë. Më tej vazhdoi me batutë se ‘jemi besnikë martesës me Italinë’.