Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse ka bërë një pakt të fshehtë me Kryeministrin Edi Rama, e hodhi poshtë. “Papagaj të Edi Ramës. Besoj se shqiptarët e kanë kuptuar se çfarë janë këta”, tha Berisha. Në konferencë, ai foli edhe për burgosjen e deputetit Ervin Salianji dhe reagimet, përfshirë ambasadorët, apo ndërkombëtarët.