Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz nënshkruan të enjten një marrëveshje historike në Londër, të cilën e përshkruan si një hap vendimtar në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sigurisë evropiane. Traktati, i quajtur “Traktati i Kensingtonit”, shënon marrëveshjen e parë të këtij lloji mes dy vendeve që nga Lufta e Dytë Botërore.