Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita nuk do ta vendosë si kusht votën e saj në Kuvend për ndryshimet në Kod lidhur me votën e Diasporës në këmbim të rikthimit të koalicioneve parazgjedhore. Në konferencën për shtyp ai tha se shumë shpejt do të nisë edhe procesi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.