Top Channel/ Pakistan, vriten 11 policë/ Një nga sulmet më të rënda dekadën e fundit
22/08/2024 23:10

Në Pakistan disa persona të armatosur kanë vrarë së paku 11 oficerë të policisë duke i zënë në pritë. Sipas autoriteteve vendëse shtatë oficerë të tjerë u plagosën në këtë sulm. Atentati ndodhi në provincën lindore Panxhab, kur oficerët po patrullonin në kërkim të plaçkitësve që veprojnë në atë pjesë të vendit, njoftoi policia. Pakistani është përballur me një rritje të numrit të sulmeve militante në vitet e fundit, por vrasja e një numri kaq të madh të policëve në një sulm të vetëm është gjë e rrallë. Forcat e sigurisë të Pakistanit kryejnë shpesh operacione kundër banditëve në Panxhab dhe në provincën jugore Sindh, ku ata fshihen në zona rurale dhe malore. Ky sulm ishte ndër më vdekjeprurësit ndaj policisë në vitet e fundit, dhe u dënua nga liderët e vendit. Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe ministri i Brendshëm, Mohsin Nakvi, e dënuan sulmin, duke shprehur pikëllim dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si martirë. Ata u lutën për shërimin e shpejtë të oficerëve të plagosur dhe i urdhëruan autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër sulmuesve.

Top Channel/ Policia bastis pronat e Mandelson. Lordi anglez po hetohet për skandalin “Epstein”
07/02 23:00
Top Channel/ Negociatorët e Trump vizitojnë “USS Abraham Lincoln”, i tregojnë forcën Iranit
07/02 22:35
Top News- Irani “ultimatum” SHBA-së: Nuk negociojmë programin raketor dhe pasurimin e uraniumit
07/02 22:30
Top Channel/ “Presion maksimal Iranit”. Trump thotë se negociatat me Teheranin janë në rrugë të mbarë
07/02 22:27
Top News- Rusia fushatë dimërore në Ukrainë, godet termocentralet, i lë ukrainasit në të ftohtë
07/02 21:30
Top News- Ukraina e Rusia paqe brenda qershorit, Zelensky: SHBA do marrëveshje, lufta merr fund
07/02 20:30
Top News- Mbretëria e Bashkuar kërcënon Rusinë/ Flota hije ruse acaron Londrën, ‘front i ri lufte’
07/02 19:00
Top Channel/ Ilaçe të lira, Trump hap faqe zyrtare të qeverisë: Përfitim për 40 barna me recetë..
07/02 14:44
Top Channel/ Zelensky “zhvendos” fundin e luftës: Shpresat që të mbyllet deri në qershor!
07/02 14:28
Top Channel/ Koreja e Veriut, dënim me vdekje të miturve që shohin BTS dhe seriale koreano-jugore!
07/02 13:53
Top News-Kodi “Gaforrja”/ Rrëzimi i kolonelit grek që spiunonte NATO-n tek Kina, u zbulua nga CIA
07/02 12:51
Top News- TikTok, “rrezik varësie”/ BE kërcënon platformën kineze me gjobë: Përshtat dizajnin
07/02 12:33
Top News- Portugalia mes zgjedhjeve e stuhisë, politika bëhet bashkë kundër ekstremit të djathtë
07/02 12:32
Top Channel/ Çifti Clinton do seancë publike për dosjen Epstein: Nëse duan luftë…
07/02 12:23
Top News- Lumenjtë e përrenjtë përpijnë fshatrat, mijëra të evakuuar, Leo godet gadishullin Iberik
07/02 12:22
Top News- Shpërthim kamikazë në xhami, viktima e të plagosur gjatë lutjeve të së premtes
07/02 12:12
Top News – Video raciste me Obamat. Trump nuk kërkon falje-E publikova pa e parë
07/02 11:31
Top News -I foli për fenë, më pas i kërkoi një ruse.Në dosjen Epstein, biznesmeni i njohur nga Dubai
07/02 11:12
Top Channel/ KE paralajmëron gjobë ndaj TikTok: Nxit varësinë, veçanërisht te fëmijët!
07/02 11:11
Top Channel/ Epstein, agjent i Izraelit? Reagon Beniamin Netanyahu!
07/02 11:09
DIGITALB DIGITALB