Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. Kjo u bë e ditur në një dalje për mediat ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj lidhur me masat e marra dhe mobilizimin e strukturave përbërëse për menaxhimin e trupit të zjarreve në vend.