Për të 5 vit radhazi Shqipëria qëndron në nivelin 3 që do të thotë vend me shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punonjësve. Është publikuar Indeksi Global i të Drejtave të Punonjësve 2023, një studim që del një herë në dy vjet. Vlerësimi është nga niveli 1 që do të thotë respektim maksimal i të drejtave të punonjësve e deri në nivelin 5 që do të thotë shkelje sistematike.