Ndërkohë që na ndajnë pak orë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e tij, ashtu siç e kishte paralajmëruar, se kjo e sotmja do të ishte një ditë normale pune. Basha ka thirrur një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike për të diskutuar mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë.