Pak minuta para nisjes së seancës plenare në Kuvend dhe njëkohësisht protestës së Partisë Demokratike, Parlamenti është ‘blinduar’ nga forcat policore. Në pamjet e siguruara nga Top Channel vërehet objekti i Parlamentit i rrethuar me gardhe metalike dhe pas tyre qëndrojnë qindra efektivë të Policisë së Shtetit.