Top Channel/ “Pajisjet e shkatërruara të armikut”! Kremlin, ekspozitë me armët e kapura në Ukrainë
01/05/2024 20:48

Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë. Ekspozita e organizuar nga Ministria Ruse e Mbrojtjes përfshin mbi 30 pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake të prodhimit perëndimor, përfshirë një tank luftarak M1 Abrams të prodhuar nga SHBA-ja, një automjet luftarak të blinduar Bradley, një tank Leopard 2, një automjet të blinduar këmbësorie Marder nga Gjermania dhe një automjet të blinduar AMX-10RC të prodhimit francez. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për një muaj në një vend përkujtimor të Luftës së Dytë Botërore, në perëndim të Moskës, përmban edhe armë zjarri, letra ushtarake dhe dokumente të tjera të ndryshme. Autoritetet ruse kanë kritikuar furnizimet me armë dhe pajisje ushtarake perëndimore për Ukrainën, duke i cilësuar ato si dëshmi të përfshirjes së drejtpërdrejtë të NATO-s në konflikt. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar vazhdimisht se furnizimet ushtarake perëndimore për Kievin nuk do të ndryshonin rrjedhën e konfliktit dhe nuk do ta pengonin Rusinë të arrijë qëllimet e saj. Ekspozita vjen pasi forcat ruse kanë arritur të fitojnë më shumë terren në Ukrainën lindore, duke përfituar nga vonesat në ndihmën ushtarake të SHBA-së për ushtrinë ukrainase. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka përshëndetur ekspozitën në Moskë si një “ide të shkëlqyer”. “Ekspozita e pajisjeve “trofe” do të tërheqë interesim të madh nga banorët e Moskës, mysafirët e qytetit tonë dhe të gjithë banorët e vendit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ne të gjithë duhet t’i shohim pajisjet e shkatërruara të armikut”. Blogerët ushtarakë rusë tërhoqën paralele me shfaqjet dhe ekspozitat e pajisjeve ushtarake naziste të kapura që Bashkimi Sovjetik mbajti gjatë edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, vuri në dukje se diplomatët e huaj me bazë në Moskë duhet ta shfrytëzojnë rastin për të vizituar ekspozitën për të parë se si “Perëndimi shkatërron paqen në planet”. “Kjo ekspozitë do të jetë interesante për të gjithë ata që ende besojnë në ‘vlerat perëndimore’ mitike ose nuk arrijnë të vërejnë një agresion të lëshuar nga NATO-ja kundër Rusisë dhe popullit tonë”, tha Zakharova./ rel Pamjet: AFP

Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
Top Channel/ Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: “Neve, mos na llogarisni”!
16/03 11:17
Top Channel/ Dronë në aeroport, kaos fluturimesh në Dubai: Një i vdekur nga raketat në Abu Dhabi!
16/03 11:16
Top News – Sulmet në Bejrut. Shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit
16/03 09:50
Top News – Trump paralajmëron NATO-n. ‘Do përballeni me pasoja, ndërhyni në ngushticën e Hormuzit’
16/03 09:42
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
DIGITALB DIGITALB