Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i hodhi poshtë me forcë pretendimet e analistit serb, Dushan Janjic sipas të cilit “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar për të. Grenell e quajti këtë një “lajm të rremë” dhe një turp. “Është absolutisht një gënjeshtër”, u shpreh ish zyrtari i lartë amerikane. Anjë cent nuk ka marrë nga Beogradi, këmbëngul ai.