Qeveria shqiptare ka vendosur të mos lejojë largimin e studentëve të mjekësisë që diplomohen në Shqipëri. Sipas Ramës, këta studentë mësojnë në një universitet publik që mbahet falë taksave të qytetarëve shqiptarë dhe se shërbimi për 5 vjet në vend pasi të mbarojnë shkollën është detyrim. Të gjithë ata që e refuzojnë këtë detyrim do të duhet të paguajnë tarifa më të larta, tha Rama.