Rrjedhja e listës së pagave për rreth 690 mijë persona në Shqipëri ishte një skandal që tronditi jetën sociale të qytetarëve. Ajo që binte në sy ishte se shumë kompani private profesionistët i pagunin me rrogë minimale ose shumë më ulët në krahasim me mesataren e tyre në treg, duke treguar se sistemi me dy bordero vazhdon të jetë i pranishëm.