Kohët e fundit po hasim një fenomen të tillë. Njoftimet për punësim nuk kanë vetëm një fjali të vetme si p.sh.: Kërkoj kamerier, banakier, pastruese, edukatore, shitëse, lavazhier, etj., por këto njoftime shoqërohen edhe më një të dhënë tjetër të rëndësishme, siç është paga. Hapja e tregut të punës, kryesisht me Europën ka bërë që punëtorët të jenë më të qartë në kërkesat e tyre dhe më të vendosur t’I përmbushin ato.