Buxheti i vitit të ardhshëm do të vijojë financimin e shtesave në pagat e administratës publike në vlerën 11 miliardë lekë apo 110 milionë euro. Rritja do të prekë kategoritë e mësuesve në arsimin parauniversitar, mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve, punonjësve të tjerë shëndetësorë, policët, ushtarakët dhe nivele zbatuese në administratw qëndrore dhe vendore.