Sipas rezultateve të shpallura në KQZ, Edison Memolla kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë Rrogozhinë fitoi mandatin e tij të dytë me vetëm 30 vota diferencë. Por, kandidati opozitar i Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha nuk e pranon humbjen. Sipas tij, rezultatin e përmbysi kutia e parafundit, ajo ku votojnë të burgosurit e Rrogozhinës, ndërsa hedh akuza të forta për manipulime.