Mbas vrasjes së Sabrinës, i ati i saj Partizan Bengaj e konsideron çdo minutë që ikën një test për drejtësinë. Pavarësisht zisë që ka rënë në familjen e tij, burri të cilit ju vra vajza nga ish dhëndri Elton Metaj, ka udhëtuar drejt Tiranës me shpresën se SPAK do hetojë këdo që firmosi shkresat lehtësuese për ta nxjerrë nga burgu të akuzuarin.