Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se sot do dorëzojnë kallëzimin në SPAK për “21 Janarin”. Edhe njëherë, ministri I bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme për të marrë nën administrim audion e publikuar ku komunikojnë me njëri-tjetrin ‘Grupi i zjarrit’ në Gardën e Republikës pak para se të ndodhnin vrasjet e 21 janarit.