Dy turistë francezë që po eksploronin gadishullin e Karaburunit kanë humbur rrugën. Një grup specialistësh të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i kanë shkuar në ndihmë dhe rreth orës 2 të mëngjesit kanë mundur t’i gjejnë në mes të shkurreve në vendin e quajtur Qafa e Thellë në Karaburun.