Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës prej 15 anëtarësh, me asnjë kundërshti, ka ndryshuar një nga kushtet e pranimit në konkursin për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj; duke hequr mesataren mbi tetë për lëndët kryesore si e drejta penale, civile apo kushtetuese. Dashamir Kore, një nga anëtarët e Këshillit zbulon për Top Channel se kjo çështje është shqyrtuar në disa hallka të shkollës dhe është marr vendim unanim për lehtësimin e dosjes së konkurrimit të kandidatëve për magjistratë për shkak të keqkuptimeve të krijuara. Mirëpo, ky vendim ka shfaqur shqetësim te aktivistët të cilët e cilësojnë si të gabuar dhe të panevojshëm.