Fshati i vogël Tsirkuny, në rajonin e Kharkiv, bart të gjithë plagët e pushtimit rus. Një prej tyre është mungesa e energjië elektrike. Banorët e fshatit në fakt, nuk kanë pasur që nga muaji shkurt kur nisi pushtimi në shkallë të gjerë i Moskës ndaj vendit fqinj. Punonjësit bashkiakë po përpiqen të riparojnë të paktën në prag të ndërrimit të viteve linjat dhe shtyllat e shkatërruara të tensionit te larte, në mënyrë që vendasit të gëzojnë si të gjithë të tjerët afrimin e Vitit të Ri.