Ilacet e përdorura për humbje peshe të tipit GLP-1 mund të rrisin rrezikun për osteoporozë dhe sëmundjen e rrallë metabolike të kockave osteomalacia. Një studim i fundit tregon se ilacet e krijua fillimisht për diabetin, por që kanë gjetur së fundi një përdorim shumë të gjerë edhe tek personat që kërkojnë të humbasin kilogramët e tepërt, kanë ndikim të madh tek kockat dhe nyjet, teksa dyshohet se humbja e papritur e masës trupore mund të krijojë stres mbi sistemin e muskujve dhe skeletit.