Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani zgjidhja e ngërcit në veri duhet kërkuar në bashkëpunim me partnerët perëndimorë dhe jo duke anashkaluar mendimin e tyre. Ajo u shpreh e bindur se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen. Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani e cituar nga DW, tha se është koha të ulen për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.