Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua të enjten në Bruksel me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në fokus ishte çështja e sigurisë. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë ta përmbush mandatin e tij në Kosovë për të ofruar qetësi dhe stabilitet, ndërsa I cilësoi sulmet në veri si të papranueshme.