Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se pret nga Ukraina të kthejë mbështetjen ndaj Kosovës. Ajo përsëriti mbështetjen ndaj këtij vendi, ku tha se askush nuk mund të bie në kurthin e Putinit. Kështu u shpreh ajo në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, ku ambasadat dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë pritur gazetarët e strehuar nga Ukraina. Gazetarja e parë ukrainase e cila u strehua në Kosovë tha se Prishtina është shtëpia e saj e dytë. Në shënimin e ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e para e shtetit deklaroi se po i bashkohen mbështetjes ndaj këtij vendi, duke kujtuar sakrificën dhe vendosmërinë për të luftuar për paqe.