Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shfrytëzoi vizitën zyrtare në Finlandë për të përcjellë edhe një mesazh të qartë mbi mundësinë e një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë. Teksa e mbështeti idenë e uljes së armëve, kryetarja e shtetit të Kosovës bëri thirrje për kujdes, në mënyrë që një ujdi e tillë, sic tha ajo, të mos e inkurajojë Moskën që të “ndjekë më tej ambiciet e saj imperialiste dhe territoriale ndaj vendeve të tjera”.