Pas përplasjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidentja e Kosovës i jep një tjetër fshikullimë Serbisë: Osmani deklaroi se Beogradi, në mënyrë të vazhduar është duke shkelur një marrëveshje të Brukselit mes dy vendeve për personat e pagjetur, duke i shpërfillur kërkesat e Kosovës për hapjen e arkivave të policisë dhe ushtrisë serbe në lidhje me mijëra personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së viteve 1998/1999.