Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca janë shprehur se nga takimi i sotëm në Bruksel mes Kosovës e Serbisë nuk presin të arrihet ndonjë marrëveshje as për draftin e asociacionit por as për personat e zhdukur. Megjithatë tha Osmani, Serbia do detyrohet të hapë arkivat aty ku gjinden dëshmitë për mbi 1600 të zhdukur me dhunë të luftës në Kosovë.