Top Channel/ Osmani e prerë: Të mos lejohen kriteret shtesë për vizat!
17/10/2022 23:03

Vjosa Osmani u tregua e prerë me mesazhin e dërguar Bashkimit Europian: Shtetet e BE-së të respektojnë rekomandimin e Komisionit Europian, sa i përket liberalizimit të vizave, dhe "të mos lejohet në asnjë mënyrë që të vendosen kritere shtesë". Komentet e saj, presidentja e Kosovës i bëri gjatë takimeve që zhvilloi me ambasadorët e akredituar në Prishtinë nga Gjermania, Italia dhe Sllovenia, të cilëve u kërkoi përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave. Osmani argumentoi para tyre se vendosja e kritereve të tjera për liberalizimin e vizave për Kosovën “do të ndikonte në mohimin e një të drejte të qytetarëve tanë dhe do ta lëndonte kredibilitetin e BE-së”. Në këtë takim, besohet se zyrtarët francezë kanë përsëritur kërkesën e hedhur nga Parisi zyrtar që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me sistemin ETIAS, kërkesë që është mbështetur nga të paktën katër shtete të tjera: Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja. Presidenca çeke është shprehur se në mënyrë që të ecet përpara në këtë temë, “është e domosdoshme që të qartësohen disa çështje, dhe të vazhdohet me diskutimet”. Takimi i radhës i grupit të punës për vizat i Këshillit të BE-së është parashikuar të mbahet në nëntor. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem – që është krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Shengen. Ekspertë si Kristof Bender, zëvendësdrejtor i Iniciativës për Stabilitet Europian, e kanë parë kërkesën e Francës si një qasje driëshkurtër dhe të dëmshme për BE. “Ky është thjesht një justifikim për të vonuar dhënien e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. ETIAS është një sistem regjistrimi për qytetarët e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në zonën Schengen. Nuk do të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2023. Nuk ka asnjë arsye për të pritur për këtë”, është shprehur Bender.

Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31
Top Challen/ Vjosa Osmani “luftë” Kushtetueses: Nuk ka asnjë shkelje në dekretin e shpallur
26/03 20:20
Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31
Top News- Tentuan t’i ikin policisë/ Aksion antidrogë në Prishtinë, arrestohen 5 persona
26/03 13:50
Top Channel/ Kushtetuesja “rrëzoi” Osmanin, reagon Presidenca: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese në..
26/03 12:48
Top News- 34 ditë për zgjedhjen e presidentit/ Opozita: Vendimi, qartësi në një moment të nevojshëm
26/03 11:25
Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07