Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk nguroi të jetë e prerë për moszhvillimin e një takimi të mundshëm me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, pas agresionit të Serbisë në veri të Kosovës. Pak para nisjes së mbledhjes në Granadë të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, Osmani u shpreh se nuk ka asnjë arsye për t'u takuar para se të miratohen sanksionet ndaj Vuçiç.