Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka diskutuar për zhvillimet e fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi me të dërguarin e ri të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof. Takimi i parë mes Osmanit dhe zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Kasanof, u zhvillua në Pragë, ku të dy zyrtarët po marrin pjesë në konferencën e sigurisë, Globsec. Kasanof zëvendësoi Gabriel Eskobar, mandati i të cilit përfundoi në maj.